Hauptmann: Të hapen negociatat  - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-28 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti i partisë së kancelares gjermane Arngela Merkel flet qartë kur thotë se Shqipëria e meriton nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Mark Hauptmann, e mbështet bindjen tek reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare. Reforma në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe masat për parandalimin e emigrantëve të paligjshëm, janë prioritete që kanë marrë përgjigje, por që sipas tij duhen thelluar nga qeveria e Tiranës.



?Siç e dini ne po debatojmë brenda BE-së hapat e ardhshëm të Shqipërisë, si dhe udhën e vendeve të rajonit të Ballkanit. Duke parë këtë axhendë reformash, kam arritur në përfundimin se ne duhet të nisim negociatat me Shqipërinë, ne duhet të nisim këtë proces bisedimesh. Unë do t?i këshillojë kolegët e mi në Parlamentin gjerman e pashtu edhe në grupin tonë parlamentar, që të nisë ky proces negociatash, sepse nuk do të jetë fundi i axhendës së reformave, por vetëm fillimi i saj?

 

Hauptmann i jep një përgjigje të gjithë kolegëve të tij skeptik në Bundestagun gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë.



?Ka pasur kolegë të grupit tim parlamentar, si dhe të grupeve të tjera të Parlamentit gjerman që kanë vizituar Shqipërinë, të tjerë do të vijë në javët e ardhshme. Ata duhet të shohin me sytë e tyre se si Shqipëria është zhvilluar dhe se si qeveria i qëndron besnike axhendës së reformave. Unë kam mbërritur në përfundimin se ky është një proces i mirë për Bashkimin Europian dhe Sipërinë për të ofruar një rrugë dhe vizion të qartë se ne dëshirojmë Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë që në të ardhmen të jenë anëtarë të BE-së. Udha është shumë e gjatë, është një rrugë me pengesa dhe kjo do të thotë se duhet të përcaktohet qartë axhenda e reformave për t?a bërë këtë rrugëtim të suksesshëm drejt anëtarësimit në BE.?



Deputeti i Unionit Kristan Demokrat Gjerman gjatë dy ditëve të vizitës në Tiranë, tha se ka parë nga afër progresin e bërë. Duke iu rikthyer bindjes se Tirana zyrtare meriton të ulet në tavolinën e bisedimeve me BE-në.

Free Traffic Exchange